Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se ata nuk janë në gjendje me tregu se cili është një projekt i vetëm që është përfunduar nga ta.
“Në këtë qeveri nuk ka ndodh asgjë. Kta nuk janë në gjendje sot…me na e bë me gisht e me thanë ky është projekti të cilin na e kemi përfundu”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka treguar edhe për problemet që i shkaktohen kryeqytetit nga ana e dikastereve qeveritare.
“A po e shohim lojen e ping pongut me Prishtinënë edhe nivelin qendror…në momentin që Komuna e Prishtinës del edhe e promovon nisjen e një projekti, na pas 24 orëve e kemi reagimin e nivelit qendror i cili qohet edhe e stopon projektin”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Bajrami ka kritikuar ministrat qeveritarë Kurti duke thënë se nuk kanë bërë investime.
“Qysh mundesh me arsytu atë që me nivelin e investimeve del në nivelin më të ulët të mundshëm. Deri më 1 shtator të këtij viti ekzekutimi i investimeve kapitale të nivelit qendror ka qenë 159 milion euro e komunat kanë mbrri me i bë 120 milion euro. Javen tjetër po u publikojke nëntë mujori ta shofim se cili ka me qenë se një infuzion të mirë sektorit privat ja jep edhe përmes investimeve kapitale se janë të gjitha ato kompani të cilat presin me mar punë”, ka thënë ajo.