Hoti: Qeveria e ardhshme të kthejë fokusin te Marrëveshja e Washingtonit, katër vite kanë humbur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i projekteve të parapara në Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore është interes strategjik i Kosovës.

“Qeveria e re duhet menjëherë të nis përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për të hyrë më tutje në negociata me partnerët strategjik të Kosovës për zbatim dhe financim të plotë të projekteve”.

Ai tha se projekti i gazit ka marrë dimensione të sigurisë kombëtare pas krizës energjetike.

“Pas krizës energjetike, projekti i gazit ka marrë dimensione të sigurisë kombëtare. Në anën tjetër, hekurudhora për Durrës e bën Prishtinën nyje të dy porteve detare, të Selanikut dhe Durrësit, dhe portë hyrëse infrastrukturore për më tutje në Ballkan dhe Evropën Qendrore”, ka thënë Hoti.

Ndër tjera, ai ka shtuar se katër vite kanë humbur dhe se qindra miliona euro investime nuk kanë ndodhur e mijëra vende pune nuk janë krijuar.

“Kjo duhet të ndryshojë. Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështje e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews