Rritja e tatimit në pronë, Avdullah Hoti kërkon rishikim të ligjit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar një rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë, e cila do të hyjë në fuqi nga janari 2025.

Sipas ligjit të ri, norma progresive e tatimit do të ndryshojë si më poshtë:

Pronat deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%
Pronat 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%
Pronat 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%
Pronat 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%
Pronat mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%

Hoti thekson se kjo rritje do të krijojë një ngarkesë tatimore të veçantë për pronat me vlerë të madhe. Për shembull, prona me vlerë 1 milion euro do të ngarkohet me 2,400 euro tatim, ndërsa prona me vlerë 5 milion euro do të paguajë 18,400 euro.

Sipas Hotit, norma progresive nuk ka një kuptim ekonomik, duke theksuar se tatimi në pronë është bërë pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultime me bizneset dhe ata që do të preken nga ndryshimet.

Ai gjithashtu kritikon përfshirjen e tokave bujqësore të kultivuara në këtë sistem tatimor, të cilat më parë ishin të liruara.

“Ky ligj sjell shumë anomalitë dhe do të dëmtojë pronarët e pasurive të paluajtshme,” përfundon Hoti, duke apeluar për një rishikim të thellë të politikave tatimore në vend.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews