Me Trump në krye të Amerikës, korrigjohet Specialja në Hagë dhe burokracia e BE-së

Fitorja e presidentit republikan Donald Trump në SHBA, për njohësit politikë, paraqet rrugë të re të liderit  global të superfuqisë numër një në menaxhimet e luftërave dhe krizave në botë dhe dobësim të Gjykatës Speciale në Hagë në favor të pafajësisë së krerëve të UCK-së, por Trump me kërkesa të reja, godet edhe  burokracinë e BE-së.

Donald Trump ka bërë premtime për dhënien fund të luftës Rusi-Ukraninë, por vartësit e tij kanë premtuar zgjidhje problemesh edhe në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

Trump është ithtar i zgjidhjes së problemeve me më pak  gjyq, apo me gjykim politik të problemeve territoriale dhe historike, por as Presidenti Biden që mbetet  në Shtëpinë e Bardhë deri në muajin janar, nuk ka bërë për Kosovën aq sa pritej dhe sa kishte fuqi të bënte, aq më shumë kur shteti i Kosovës kishte kriza  të shumta dhe sulme terroriste nga Serbia për ndarjen territoriale.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.

“Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.

Milazim Krasniqi: Trump mund të korrigjojë padrejtësitë e Soeciales  dhe burokracinë e BE-së

Milazim Krasniqi, profesor  universitar dhe analist politik e themelues i LDK-së ka shprehur admirim për guximin e Trump dhe ka renditur disa pika ku Trump dallon nga të tjerët për merita.

  1. Fitorja e Trampit ishte vendimtare për SHBA-në, së cilës i duhej një lider i guximshëm, në botën gjithnjë e më të pasigurt.
  2. Fitorja e Trampit i duhej botës, sepse një SHBA lidere e botës së lirë është parakusht për të frenuar diktaturat dhe për të imponuar paqen.
  3. Fitorja e Trampit i duhej edhe rajonit tonë, sepse është vetëbllokuar e bllokuar nga banditizma liderësh lokalë dhe nga paaftësia e byrokratëve të Brukselit, të cilët më shumë llogarisin honoraret e veta, se sa interesat e miliona njerëzve që vuajnë në këtë rajon.
  4. Fitorja e Trampit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë, që të korrigjohet padrejtësia ndaj udhëheqësve tanë që mbahen peng në Gjykatën Speciale. Poashtu kjo fitore mund të frenojë abuzimet e qeveritarëve me burgosje liderësh në Shqipëri dhe me nxitjet e konflikteve ndëretnike në veriun e vendit nga aventurat e rrezikshme të qeveritarëve tanë.

Këto janë disa projeksione  të cilat presim të realizohen”. Ka shkruar Milazim Krasniqi

Blerim Burjani: Prioritet i Trump do të jetë Ukraina dhe Lindja e mesme

Blerim Burjani ka thënë se “Kosova me Trump president te SHBA nuk do te jet priortet , pra do te jet nje nga nënprioritete. Në politikën ndërkombëtare të SHBA-së, prioritete do të jënë Ukraina dhe Lindja e Mesme .Trump do te ballfaqohet me nje bllok të ri politik ndikimi BRIX qe po vjen duke u forcuar, po ashtu ndikimi Ruso -Kinez në botë . Trump i ka dy rrugë të udhëheqjes së politikës së jashtme: Ta fuqizojë SHBnë politikisht dhe ushtarakisht, ose defuqizojë, humbë fuqinë e ndikimit botëror. Bota po bëhet bipolare e mund të copëtohet edhe më shumë dhe krijohen blloqe tjera politike në botë, pra mund të ndodhë lehtë që katër vitet  e ardhme gjatë këtij mandati Trump, të ndodhe shumë polarizmi i ndikimeve ne botë. Kosova në Evropë duhet të forcojë marrdheniet me Britaninë e Madhe si aleati më besnik ne Evropë”, ka thënë Burjani për Telegram News.

Selatin Retkoceri: Pritet përshepjtim i zgjedhjes së problemeve të Kosovës

Selatin Retkocer analist ekonomik dhe politik  e sheh fitoren e Trump me pozitivtet për Kosovën.

“Fitorja e Donald Trump në SHBA do ta përshpejtojë zgjidhjen e problemit të Kosovës”, thotë Retkoceri dhe shton:.

“Personalisht, kam dashtë që të fitoi  Kamala Harris, jo për shkakun se kjo mund të kontribuonte më shumë për çështjen e Kosovës, sa për faktin se ajo ishte një zonjë me ngjyrë dhe do të ishte zgjedhja e parë për presidente në Amerikë të një gruaje.

Tani e tutje nuk do të ketë lutje e pritje të pafund për cilindo nga kryeministrat e presidentët e Kosovës e Serbisë, për ti zgjidhur problemet në Ballkannë  Evropë dhe nëpër botë.

Shqiptarët e Amerikës për fat të mirë kanë qenë të ndarë në dy kampe, një pjesë e konsideruar e elektoratit shqiptarë në ShBA e kanë votu Trampin, por në të njejtën kohë ndoshta gjysma e këtij elektorati kanë votuar për zonjën Harris.

Nëse asgjë tjetër nuk ndodh me Kosovën, besojmë shumë se do të vazhdoj përkrahja e Amerikës ndaj shqiptarëve dhe ajo që është më e rëndësishmja problemet e hapura do të zgjidhen shumë më shpejt dhe nuk do të lejohen shtyrje të pafundme siç ka ndodhur gjatë këtyre 4 vjetëve të udhëheqjes së demokratëve.

Shqiptarët nuk guxojnë të harrojnë se Tramp kishte takuar në Shtëpinë e Bardhë ish Kryeministrin  Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuqiç, kur nga ky takim kishte ardhur njohja e Kosovës nga Izraeli, si dhe ishte garantuar një ndihmë për Kosovën në një vlerë  300 milion dollarëshe.

Kushdo që do të jetë kryeministër i ardhëshëm i Republikës së Kosovës nuk do ta ketë mundësinë që të tallet me Trampin e as me sekretarët e shtetit amerikanë duke i quajtur naivë e me terma pezhorativë e  të ngjashëm./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews