Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren, arrestohen tre menaxherë të një kompanie

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i  Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës.

Policia në raporton 24-orësh njofton se për këtërast janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dje për Reporteri.net konfirmoi vdekjen tragjike të 25-vjeçarit në një objekt ndërtimi.

“Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews