Haradinaj e Limaj dakordojnë programin zgjedhor, paga mesatare 1 mijë euro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 kanë dakorduar programin zgjedhor 2024-2029.

Haradinaj ka thënë se shtylla kryesore e programit është anëtarësimi në NATO, zhvillimi ekonomik e pagat.

Nën qeverisjen e tyre, Haradinaj ka thënë se paga mesatare s’do të jetë nën 1 mijë euro dhe pensionet do të jenë 500 euro, në nivel të pagës minimale.

“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë.”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se kanë diskutuar edhe listën e kandidatëve për deputetë, që sipas tij përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews