Në katërvjetorin e arrestimit të kreut të UÇK-së dhe të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sot kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza vizituan familjen e Thaçit dhe të Veselit.
Krasniqi në një postim në Facebook thotë se me familjet e Thaçit e Veselit, rikthyen në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë.
Krasniqi ndër të tjera shkruan në Facebook se “dielli do të lindë përsëri”.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u lindën për t’i shërbyer atdheut. Fati i Kosovës, u bë fati i tyre. Rrugëtimi i tyre ndër dekada, si çlirimtarë, shtetformues dhe liderë vizionarë – është një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe kontributi për Kosovën.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë shokët e tyre do të dalin faqebardhë edhe nga kjo betejë e fundit për të vërtetën dhe të drejtën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pa dyshim, dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar ai.