Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për 4-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se ata kanë qenë bashkë në kohët më të vështira të Kosovës.
Sipas tij, tani bashkë po e përballojnë edhe kapitullin e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtar.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë sonë. Ata kanë qenë bashkë në kohët më të vështira të Kosovës, bashkë po e përballojnë edhe kapitullin e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe si çlirimtarë, bashkë do t’i rikthehen Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës i dhanë vitet më të mira të jetës”, ka shkruar Tahiri.