Sot pas dite, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pranon zyrtarisht raportin e Progresit, dokument i cili shpërfaq ecuritë qeveritare në sundimin e ligjit në vend.
Raporti i Progresit është dokumenti më i besueshëm i BE-së i cili tregon nga kanë ecur institucionet e Kosovës nën ombrellën qeveritare duke rrespektuar dhe shkelu ligjet dhe kushtetutën, duke treguar se ku qëndron Kosova në raport me rrespektimin e fjalës së lirë publike dhe demokratizimin e shoqërisë.
Raportin e Progresit pritet ta dorëzoj te Kurti Shefi i Zyres Evropiane në Kosovë Aivo Orav, sot pas dite.
Pas takimit të përbashkët, pritet që zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi dhe Orav, të dalin në një konferencë për media.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot do të mbajnë konferencë të përbashkët Besnik Bislimi dhe Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Orav.
Raporti i Progresit pritet të jetë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri, për çka edhe janë vënë sanksionet e BE-së.
Pritet gjithashtu edhe rekomandim i formës së prerë për themelimin e asociacionit duke detajuar dorëzimin e draft-statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese./Telegram News