Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Në këtë takim është përmendur edhe vizita e fundit e Osmanit në ShBA, teksa janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.