Presidentja Vjosa Osmani do të takohet nesër në orën 09:45 me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.
Pas takimit, Osmani e Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Von der Leyen do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, në orën 11:15.
Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.