Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian 2024 – 2028

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, prezantoi Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024 – 2028, i cili u miratua nga Kuvendi.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi, sqaroi se ky program përbëhet nga 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së. ‘’Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative, 38 prej tyre janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore’’, u shpreh ai.

Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se masat afatshkurtra që janë paraparë, janë të ndërlidhura në harmoni të plotë me: Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026; Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi listoi dhe disa reforma kryesore për secilin bllok, pra për kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews