“A e ka hetuar Prokuroria ndonjëherë këtë pazar”, KPK dhe ZKPSh dënojnë ashpër deklaratën e Mujës

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë ashpër deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, të bëra sot përmes rrjeteve sociale, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto deklarata kanë për synim të dëmtojnë rastet hetimore në procedurë dhe prononcimet e tilla nuk i shërbejnë drejtësisë, si dhe janë ndërhyrje e qëllimshme për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i përditshëm i ligjit që bënë Kryeprokurori Isufaj, por me këtë rast, KPK-ja dhe ZKPSH-ja ia bëjnë me dije deputetit Muja se përkrahin dhe mbështesin fuqishëm z.Blerim Isufaj dhe secilin prokurorë, që, çdo ditë, në mënyrë aktive dhe sistematike, merren me ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale kushdo qofshin dhe ngado që vijnë ata”, thuhet në njoftim.

Deputeti i VV’së, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se biznesmeni Samir Mane ka bërë ligje në Kosovë gjatë Qeverisë Hoti.

Sipas Mujës, “me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ishte shtuar një amandament për një nen që parashihte lirim të energjisë elektrike për Ferronikelin, i cili atë kohë ishte në pronësi të Saimir Manes dhe të pezullohen pagesat e rentës minerare”.

“Komisioni i Minierave (KPMM) nuk e kishte ngarkuar asnjëherë Ferronikelin me rentë minerare siç parashihte ligji.”

Muja ka shtruar pyetjen se a është hetuar ndonjëherë ky rast, derisa ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“A e ka hetu ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt me e hetu këtë rast”, ka shkruar Muja.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews