Bisedat Kusari-Radojiçiq, Qalaj i PDK-së kërkon nga AKI-ja të shpallet “rrezik i papranueshëm për shtetin”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lilës dhe dy eksponentëve të Listës Serbe asokohe, Milan Radojiçiq dhe Sllavko Simiq.

Qalaj tha në emisionin DPT te Fidani se ka kërkuar hetimet nga organet kompetente të sigurisë, konkretisht nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha ai në Klan Kosova.

Ai tha se në kohën kur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me zyrtarët e lartë të Listë Serbe, Millan Radoiçiq ka qenë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i njohur për disa krime.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews