Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Pentagon.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar nevojën për anëtarësim të përshpejtuar të Kosovës në NATO.
“Gjithmonë është nder i madh të vizitoj Pentagonin dhe të takohem me z. Alton V. Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes.Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka theksuar se ky proces i ndihmon Kosovës dhe rajonit për stabilitet.
“Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s. Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, tha ai. /TelegramNews/