Braktisja e pjesëtarëve të FSK-së nga ushtria, shqetësuese

 119 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë gjatë këtij  viti. Kjo është deklarata e  ministrit  të Mbrojtjes gjatë raportimit para deputetëve në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lidhur me këto shifra, partitë parlamentare opozitare, e ish-kryeinspektori i AKI-së, vlerësojnë se ky është dështim i Qeverisë Kurti, pasi sipas tyre nuk po munden tua plotësojnë kushtet ushtarëve të FSK-së.

Opozita , ish-kryeinspetori i AKI-së dhe njohësit e proceseve, përgënjeshtrojnë raportimet se pjesëtarët e FSK-së po e braktisin ushtrinë për  shkak të bashkimeve familjare, ushqimit dhe gjerave të tjera që nuk përkojnë me realitetin, por ushtarët po e braktisin armatën për  shkak të  pagave të ulëta, mirëqenjes së dobët,  dhe kushteve të cilat  janë të pranishme mes pjesëtarësh të armatës.

Nga Ministria e Mbrojtjes, thonë se  largimi vullnetar i pjesëtarëve të FSK-së nuk rrezikon  pjesën operacionale të doktrinës mbrojtëse, duke shpresuar se  paraqitja e numrit të madh të të rinjve tanë në FSK, është burim sigurie që flet për perspektivën ushtarake të shtetit të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka dhënë një shembull të një ushtari të FSK-së, i cili është i biri i një dëshmori.

Berisha, ka thënë  se shumica e ushtarëve e braktisin  FSK-në për shkak të kushteve jo të mira që ofrohen aty dhe nuk ndërlidhen gjërat me lëshim vullnetar të tyre.

Lidhur me këtë Berisha thotë:

“Ata janë të betuar mbi gjakun e prindërve të tyre. Është e pa  imagjinueshme se  një ushtar braktis ushtrinë për gjëra  si ushqimi, bashkimi familjar  që nënkupton martesa, por ata e lëshojnë se nuk ka paga ekzistenciale,  nuk ka kushte elementare, përndryshe ata nuk heqin dorë nga ëndrra e tyre, sepse po e braktisin edhe aso që i kanë baballarët dëshmorë  dhe i detyrohen gjakut të babait dhe dëshmorëve tjerë”, thotë Hisen Berisha,ish epror ushtarak dhe deputet nga PDK.

“Kemi shumë ushtarë, rast konkret Agron Hasanaj, djali i vetëm, i prindit të vet dëshmorë… Betimi i tij, është mbi gjakun e babait të tij, e kësi raste ka shumë brenda forcës. Ushtria është karrierë, lidhet me çështjen e gradimit me procedura dhe persona jo meritorë.

Cili ushtar profesionit,  detyrohet që pas orarit të punës, të punojë sigurim në diskotekë, taksi apo të shpërndajë pica e ushqime, pra këta  qeveritarë, e kanë vra dinjitetin”ka thënë Berisha.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka shtuar se Qeveria është në gjendje të demolojë strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës për interesa puro personale dhe hajni.

Selmanaj: Ushtarët  me auto-stop shkojnë në kazermë

Selmani  thotë se  është mjeruese kur i sheh ushtarët e FSK-së duke shkuar në kazermë me auto-stop. “Ato çka kemi pa ne në rastin e ushqimit, janë përpjekje që ata edhe procesin e furnizimit me ushqim, ta bëjnë në mënyrën sekrete, që i bie mundësi për të vjedhë…Kush është ky person, a është kryeministri i këtij vendi apo s’është, apo është shërbim që të kryej misionin ndaj dikujt tjetër”, ka shtuar Selmanaj.

Po ashtu, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se largimi vullnetarë i pjesëtarëve të FSK-së është kthyer në një lloj trendi, akt i cili duhet të jetë shqetësues për ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese, se largimi vullnetarë i pjesëtarëve të FSK-së, është kthyer në një lloj trendi. Raste individuale ka pasur, ka dhe do të ketë por në raste kur kthehet në trend, kjo nënkupton një alarm për ministrinë e Mbrojtjes. Qeveria dhe Parlamenti i  Kosovës, duhet  të gjejnë formën se si të mbajnë, jo vetëm patriotizmin dhe atë ndjenjën patriotike, që pa asnjë dilemë pjesëtaret e FSK-së e kanë, por edhe plotësimin e kushteve që detyra e tyre ”, ka theksuar Ramadani. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews