Ikjet masive të mjekëve të profileve të ndryshme nga QKUK dhe kryesisht largimi i infermierëve në shtetet e BE-së, ka lënë vakant qindra vende pune, për të cilat duhet plotësuar me riorganizim i ri nga Ministria e Shëndetësisë dhe udhëheqjes në QKUK.
Lidhur me këto plotësime kërkohen të paktën 100 infermierë, për të cilët nga QKUK, paralajmërohet se gjatë këtij muaji do të nisin procedurat e hapjes së konkurseve.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për plotësimin e të gjitha pozitave që janë me ushtrues detyre në këtë institucion, ndërkohë që nga java e ardhshme klinikave të këtij institucioni shëndetësor do t’u bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë”.
Detajet e këtij pranimi masiv të infermierëve i ka konfirmua drejtori Osman Hajdari i cili ka thënë:
“Ka dy javë që kam kërkuar nga zyrat e personelit të QKUK-së analizën, përgatitjen e krejt pozicioneve, të cilat janë me ushtrues detyre, të gjitha do të jenë në konkurs publik…
Konsideroj se nga ky muaj, në momentin që kemi drejtorët e klinikave, ato pozicione që janë të lira dhe ato që do të dalin, pasi tash iu kalon një pjesë e mandatit, me automatizëm do të shpallen kryeteknikët e klinikave. Kudo që ka ushtrues detyre me pozita menaxheriale dhe janë me ushtrues detyre, me automatizëm iu përgatitet konkursi dhe e shpallim.Unë konsideroj që brenda këtij muaji mund të ketë me siguri edhe konkurs për drejtorë të klinikave, edhe për staf tjetër shefa të sallave”, tha Hajdari.
Hajdari thotë se po punojnë për reduktimin e listës së pritjes dhe për shërbime sa më cilësore për pacientët.
Hajdari, Kryesisht është arsyetuar me mungesën e anestezistëve, faktori teknik, infrastrukturës, mungesës së sallave operative për më shumë ndërhyrje operative. Ne kemi rifreskuar të gjitha listat e pritjes në të gjitha klinikat dhe ka rezultuar se më nuk janë ato lista të pritjes sikurse ishin në Klinikën Vaskulare, Kardiologji, Ortopedi dhe çdo shërbim do të jetë në favor të uljes së kohës së pritjes dhe në shërbim të qytetarëve do të punohet në dy ndërrimet dhe me automatizëm do të dyfishohet puna.
Sipas të gjeturave të Zyrës se Auditorit mungesa e anesteziologëve ka ndikuar te pritjet e gjata për ndërhyrje kirurgjikale në QKUK, por udhëheqësi i kësaj qendre thotë se po planifikojnë shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve dhe presin edhe ardhjen e specializantëve të rinj.
“Nga java e ardhshme i bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë, përpos infermierëve të pediatrisë, kardiokirurgjisë, mamitë që veç kanë startuar. Hajdari ka thënë se janë duke rishikuar gjithë sistemin e klinikave ku do të adresohen problemet./Telegram News