Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar nga Gjermania se heqja e pjesshme e bllokadës së mallrave të Serbisë në Kosovë është e pamjaftueshme për një përmirësim të dukshëm të depërtimit tregtar nga Serbia në Kosovë, por si fillim mund të përshëndetet.
Vuçiq e sheh me dyshime qëndrimin e Kurtit ndaj këtij debllokimi të mallrave serbe në Kosovë dhe ai thotë se Kurti, kushdi çka do të shpik për ta cenuar sërish lirinë e tregut serb në drejtim të Kosovës në Merdarë.
“Kurti do të shpik skenarë të ndryshëm përmes procesit të “kontrollit detaj” dhe ta zgjat gjendjen e bllokadës edhe për 22 muaj të tjerë”.
Duke e goditur dhe ironizuar Kurtin, Vuçiq e ka quajtur Serbinë si atdhe të industrisë perëndimore.
“Ai e di se ndodhin gjërat sipas rregullave, sipas lirisë themelore të cilat i mbështet BE në botën e civilizuar, e atëherë Serbia si atdheu i ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, mund të krijojë interesat e veta”, ka thënë mes tjerash Vuçiq nga Hamburgu dhe ka shtuar, se s’ka besim në dëshirën e Prishtinës për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit , ose të cilës do marrëveshje tjetër.
“Pres që në ditën e tretë ta ndalin dikend për diçka, dhe në ditën e katërt ta mbyllin gjithë kalimin, e në ditën e pestë të thonë se i kanë gjetur dy plumba të cilët i kanë vendosur vetë dhe atëherë do të thonë se po e mbyllim në 11 muajtë e ardhshëm, deri të mos gjejnë skanerët trika të ngjashëm. Kjo nuk do të ndyshojë, për shkak se i njoh mirë”, siç tha Vuçiq i cili në Hamburg po merr pjesë në një konferencë ./Telegram News