Ekonomisti i Paritsë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për rritje e pensioneve prej 20%.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se katër vitje pritje me këtë qeveri dhe në fund rritje prej 20 euro.
“4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!. Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit!. Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët”, tha ai.
Madje Mustafa thotë se kjo rritje erdhi vetëm për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga vendimi për mallrat serbe.
“Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe! Koha për pensione e paga të dinjitetshme po vjen me Kryeministrin Bedri Hamza! Nuk ka rrugë tjeter!”, shtoi ai. /TelegramNews/