Ambasadori britanez viziton Doganën e Kosovës, shprehet i kënaqur për bashkëpunimin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar me Helen Walker, pjesë e ekipit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbreterise së Bashkuar dhe znj. Sophie Wright, udheheqëse e profilit të ekonomise në Ambasadë kanë vizitur sot Doganën e Kosovës.

Përmes një njoftimi të lëshuar, bëhet e ditur se Hargreaves ka shfaqur interesim për dinamikën e bashkëpunimit mes Doganës së Kosovës dhe autoriteteve ligjzbatuese të Britanisë.

“Ambasadori Hargreaves shfaqi interesimin e tij për dinamikën e bashkëpunimit të Doganës së Kosovës me autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori Llugaliu i sqaroj Ambasadorit bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve operacionale dhe ngritjen e kapaciteteve, duke vënë theksin në rezultate të konsiderueshme në interes të të dyja vendeve dhe duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe përkrahjen”, thuhet në njoftim.

Derisa ambasadori u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe theksoi se ishte i hapur për avancim të bashkëpunimit.

“Ambasadori Hargreaves ishte po ashtu i kënaqur me bashkëpunimin dhe i hapur për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin e mëtejmë. Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në vlerësimin e lartë të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike dhe me autoritet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar drejt rritjes së efikasitetit të operacioneve doganore për të ofruar siguri në transaksionet tregtare dhe për ti kontribuar sigurisë e sundimit të ligjit”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews