Ekonomisti Arben Mustafa ka kritikuar qeverinë aktuale si jotransparente, duke thënë se përpiqet të portretizojë një “bom ekonomik” me shifra, ndërsa realiteti është varfërimi i qytetarëve.
Ai thekson se gjatë katër viteve të fundit ka pasur manipulim me numrat, duke shtuar se ekonomia ka stagnuar dhe degraduar.
Mustafa vlerëson se qytetarët ndjejnë pafuqinë e tyre ekonomike, veçanërisht për shkak të paaftësisë së qeverisë për të përballuar inflacionin.
“Gjatë këtyre katër vjetëve ka pasur një lojë me numra nga qeveria aktuale, e njejta është munduar që ta portretizoi vendin se po përjeton një bom ekonomik, e duke ju referuar shifrave në rastin me të mirë mund rë themi se kemi një stagnim ekonomik derisa në shumë aspekte ekonomia ka degraduar. Nëse do të kishim bom ekonomik qytetarët do ta ndjenin atë por ka ndodhur e kundërta qytetarët më shumë se kurr e ka ndjerë pafuqinë e tyre ekonomike”, ka shtuar Mustafa në T7.
Ai tregon se shporta e qytetarëve është rritur me mbi 40%, pa ndihmën e qeverisë, dhe se pagat kanë mbetur të njëjta.
Mustafa kritikon mungesën e rritjes së pensioneve dhe asistencës sociale, duke premtuar se PDK do të ketë një plan konkret për mbështetje. Ai gjithashtu përshkruan gjendjen në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim si shumë të rëndë.