Ministria e Financave po kërkon 32 zyrtarë, paga 500 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të reformës së asistencës sociale.

Ministria e Financave thotë se këta zyrtarë do të ndihmojnë në proceset aktuale administrative në zyrat e pensioneve dhe gjithashtu do të trajnohen në sistemin e ri.

Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët do të punojnë me kohë të plotë dhe do të paguhen 500 euro bruto (duke përfshirë të gjitha kontributet pensionale dhe taksat).

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews