Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka qenë “incident politik”.
Ai ka thënë se LDK-ja është parti në rritje dhe LVV në rënje.
Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka humbur mundësinë për të qeverisur mirë dhe se prmetimet e dhëna dhe realiteti janë të ndryshme.
“Kosova edhe ekonomikisht por edhe politikisht nuk ka qenë me keq për vite me radhë”, ka thënë ai.
Zogaj ka bërë të ditur se ka kandiduar për të qenë pjesë e listës së LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.