Donacioni gjerman në mbështetje fizike dhe emocionale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Në vitin e katërt me radhë, Shoqata ABC bresat care, përmes një aksioni  dy ditor ka shpërnadarë 200 proteza dhe bursa me Organizatën  Jeta Vita, udhëhequr nga Action for Mothers and Chilren  për  gratë e prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë, shkruan Telegram News.

Aksioni i shpërndarjes së protezave të gjirit në kuadër të këtij donacioni  përfshin 200 gjoksore me 150 proteza të cilat edhe sot në ditën e dytë po shpërndahen në Klinikën Onkologjike.

Valmira Bajrami nga zyra e fizioterapisë në cilësinë e shpërndarjes ka thënë për Telegram News se “sot   do të shpërndahen edhe 100 proteza dhe bursa për gratë e prekura nga kanceri i gjirit” dhe shton:

“Sot mbyllet aktiviteti i organizatës i cili po zhvillohet  në Klinikën Onkologjike së bashku me  organizatën  “Vita jeta” dhe fizioterapeutet e klinikës në krye me Valmira Bajramin djhe Valbona Bahtirin.

Është viti i katërt radhazi që ky donacion shpërndahet në Klinikën  Onkologjike në muajin tetor,i njohur si “muaji  për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit”, thotë për gazetën Telegram News Valmira Bajrami.

Të enjten korridori i gjerë i Klinikës Onkologjike ishte i stërmbushur  gra të cilat prisnin rendin për të hyrë në sallën e provave për gjoksoret ku  sipas rregullit  duhet  përshtatur  proteza me përmasat adekuate dhe kjo tregon sa  është nevoja e grave të prekura nga kanceri i gjirit për proteza.

“Ky donacion është një hap i rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes fizike dhe emocionale për gratë që përballen me këtë sëmundje. Ne jemi të lumtur që mund të kontribuojmë në këtë kauzë dhe të bëjmë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre,” tha Nafije Latifi, Drejtore e Jeta Vita. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews