Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar vizionin e partisë së tij për një Kosovë me ekonomi të fuqishme dhe mundësi të reja për investime.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku shprehet se “Kosova nuk mund të humbasë edhe katër vjet të tjera si këto të shkuarat”, duke premtuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare.
“Ne, kemi vizion të qartë se si ta dërgojmë Kosovën para. Ne, nuk mund t’i humbasim edhe katër vite të tjera sikurse këto të shkuarat. Do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë. Bashkë, do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë”, tha ai.