Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur sot një takim me emisarin gjermani për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin.
Derisa pas takimit, Bislimi u pyet nga gazetarët se cila ishte tema e diskutimit.
Zëvendëskryeminstri u përgjigj duke thënë “ kemi folë për futboll”.
Ndryshe, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.