Aksioni në Prizren, Prokuroria: Të dyshuarit i kanë dhënë para viktimës me kamatë mujore 25%

Prokuroria në Prizren ka njoftuar për aksionin që u zhvillua sot atje e që përfundoi me tre të arrestuar për “Fajde” e “Detyrim”.

A.Th., I.Th. dhe J.Th. dyshohet se e kanë shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës dhe të njëjtit i kanë dhënë para me kamata mujore prej 25 për qind.

Viktima e ka paguar disa herë kamatën mujore dhe kur nuk ka arritur ta paguajë të dyshuarit i kanë vënë kamatë javore të cilat më pas kanë qenë të papërballueshme për viktimën.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i pagaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq gjatë aksionit janë sekuestruar dy automjete, para të gatshme dhe prova tjera.

“Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar. Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur. Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews