Biden: Nuk do t’i mbështesim sulmet izraelite në vendet bërthamore të Iranit

I pyetur nëse ai do të mbështeste sulmet izraelite në vendet bërthamore të Iranit, Joe Biden thotë “jo”.

Duke folur para se të hipte në Air Force One, presidenti shtoi se ai është në diskutime me zyrtarët izraelitë për opsionet, por “përgjigja duhet të jetë proporcionale”.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por të shtatë ne (kombet e G7) pajtohemi që ata kanë të drejtë për t’u përgjigjur, por përgjigja duhet të jetë proporcionale”, tha ai, transmeton Telegram News.

Kujtojmë se Izraeli është zotuar ti përgjigjet, pasi Irani nisi afro 200 raketa në territorin izraelit mbrëmë, në atë që Irani, nga ana tjetër, e quajti një përgjigje ndaj atentateve të fundit.

Raportet kanë sugjeruar që Izraeli mund të godasë vendet bërthamore, ndërsa Uashingtoni është përfolur se preferon një sulm ndaj objekteve të naftës. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews