Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se sot e ka pritur në këtë komunë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se me Hamzën kanë folur për planet, siç u shpreh, me prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, shtetndërtim e zhvillim, me z. Hamza diskutuam për planet që na presin në vijim, gjithmonë duke e pasur prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik”, tha ai.
Totaj tutje tha se qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është një shembull se si duhen trajtuar çështjet.
“Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit. Do të vazhdojmë me të njejtin ritëm si në qeverisjen komunale, ashtu edhe në atë qendrore”, shtoi kryetari. /TelegramNews/