Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtim i gabuar i Kurtit – u vu në lajthitje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Aliu ka sqaruar se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni.

Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022 kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.

Po ashtu, projekti sipas tij, kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.

“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri të themi për shkak se i është besuar situatës raportimit të përqindjes së fundit që janë. Viti 2022 ka qenë vit jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të madh të çmimeve.”, ka deklaruar ai në emision “Debat plus”.

Sipas Aliut, megjithë vështirësitë, zgjidhjet janë duke u gjetur dhe projekti po përparon.

Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews