Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Zahiti tha se janë konfiskuar edhe dy armë dhe se nuk është raportuar për të lënduar.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”.
“Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti.