Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër Gripit sezonal në gjithë vendin.
Sipas njoftimit, vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjaren në komunat përkatëse.
Teksa thuhet se grupet me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë punëtorët shëndetësor, rratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.
“Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit, ndërkohë që ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të Gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza”, thuhet nga IKSHPK./TelegramNews./