Motërzimi: N’kohë lufte dhe paqe” është moto e edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve -“FemArt”, që do të nisë sot.
Festivali hapet me performancën “Carmen” nga “Barcelona Flamenco Ballet”, nga Spanja, një bashkim dinamik mes flamenkos dhe baletit klasik.
Në RTK, Venera Ismaili, menaxhere e projekteve në “Artpolis”, ka folur për moton e festivalit “FemArt”.
““Motërzimi: N’kohë lufte dhe paqe” natyrisht është me prapavi feministe pasi që ne jemi edhe organizatë feministe që tenton ta shembë sistemin patriarkal, pasi që ky sistem, siç dihet, në mënyrën që është i ndërtuar në krejt shoqëritë në krejt shtetet, është që të shtyjë luftën që të shtyjë përpara hierarkinë, autoritetin tutje, përderisa sistemi feminist kërkon një barazi dhe mundësi për të gjithë, kjo është ajo që moto e jonë tenton të promovojë paqen në Kosovë dhe botë përmes artistëve”, tha Ismaili.
Programi i sivjemë i “FemArt” do të përfshijë shfaqje teatrore, përformanca artistike, shfaqje filmash, panele diskutimi e shfaqje muzikore. Do të jetë një program mjaft i ngjeshur për gjashtë ditë radhazi.