Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë Kosovës si një mike, shkruan TelegramNews.
Kështu ka thënë Rohde në “X” derisa ka shpërndarë postimin e presidentes Vjosa Osmani që ka njoftuar për takimin e zhvilluar me ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde.
Our close partnership will continue to evolve and Germany 🇩🇪 will continue to stand by Kosovo 🇽🇰 as a reliabe, steadfast and honest friend and partner!
🇩🇪🤝🏽🇽🇰 https://t.co/7yISTA4RGa— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 1, 2024