Shtrenjtimi energjetik, i pa përballueshëm

Paralajmërimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të  energjisë elektrike, mund të nxisin  protesta qytetare  dhe gjithë popullore në Kosovë.

Faktorët që e diktojnë çmimin e tregut të rrymës, Kosovën e bëjnë të disfavorshme për  ruajtjen e çmimeve aktuale, edhe pse këto çmime janë rritur  për më shumë se 100% gjatë mandatit  të Qeverisë Kurti.

Kosova nuk ka bërë investime në kapacitete të reja gjeneruese të rrymës në nivel  të prodhimit shtetëror ku shteti me 100% është aksionari i vetëm.

”Kostt SH.A. është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani me 100% të aksioneve shtetërore”, thuhet në Kostt Portal.

“Sipas kërkesave të Ligjit për Energjinë Elektrike, Kosova duhet të zbatojë një model të tregut konkurrues në sektorin e energjisë elektrike dhe bazuar në ligj kjo detyrë i ngarkohet subjektit të “Operatorit të Tregut” (OT), i cili emërohet nga Qeveria dhe liçensohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë”.

Operatori i Tregut funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo ndërmarrje e angazhuar në aktivitete mbi energjinë elektrike përveç transmisionit. Legjislacioni parësor e përshkruan OT-në si subjekt ligjor përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit (shit-blerjes) të energjisë elektrike dhe përcaktimin e pagesave në mes të prodhuesve, furnizuesve, dhe klientëve. Operatori i Tregut balancon paraprakisht ofertën dhe kërkesën financiare.

Konsumatorët me të dëgjuar  lajmin janë shfaqur të shqetësuar me faturimin e shtrenjtuar që paralajmëron ZRRE-ja, ndonëse ky organ diktohet nga menaxhimi qeveritar.

Shtrenjtimi i  faturave të energjisë elektrike , nëse ndodh, kjo nuk  është pasojë e mos pagesës së rregullt nga konsumatorët, të cilët shkyçen nga rrjeti  nëse shifra kalon 100 euro, por  arsyet  reale   duhen kërkuar në kapacitetet e pa ripërtëritshme energjetike në vend.

“Në Kosovë ka  reduktime të rrymës sikur që janë në Malishevë me muaj të tërë deri në tetë orë, pastaj në  disa   lokalitete  të komunave të Drenicës që janë më rurale dhe  të cilët nuk janë energjikë në reagime përballë reduktimeve”, ka thënë  për telegram News një burim  nga Kostt, i sapo pensionuar duke shtuar se “Kosova importon vazhdimisht energji elektrike  aq sa i duhet tregut vendor, për të cilën paguhen miliona nga  shteti. Qeveria ka mbuluar  veriun e Kosovës me dekada të tëra  në të gjitha mandatet qeveritare pa dallime e kur të mblidhen krejt këto mjete sa kemi paguar, më e leverdishme kishte me qenë investimi në ndërtimin e termocentraleve të reja sikur  ai që ishte bërë me kompaninë amerikane, por që  de validizuar  me prishje kontrate nga Qeveria Kurti…

Kosova nuk ka reduktime pse  nuk ka  mjaftueshëm rrymë, por me siguri ka avari teknike në  terren sepse kompania turke përgjegjëse për  gjendjen shpërndarëse në terren, nuk i ka kryer punët me rregull aty ku ka qenë më emergjente”, ka thënë burimi.

Shtrenjtimi i  energjisë elektrike mund të ndodh pasi Qeveria  ndodhet mes dy goditjeve:

Shpenzimi i  buxhetit me subvencionim të mjeteve  për gjenerim  dhe shpenzimi më  i madh i rrymës me energji elektrike në vend se Kosova të investojë në energji tjetër për ngrohje.

Safet Gërxhaliu: Kosova duhet të lirohet  nga “Mafia  energjetike e Ballkanit”

“Vet fakti se Kosova e ka humbur betejën  para Mafia-s  energjetike të Ballkanit ,qytetarët tanë,  vështirë e përballojnë  shtrenjtimin e paralajmëruar  për rrymën, aq më shumë kur Qeveria po  jep miliona për subvencionimin e  mjeteve që vetë shpenzojnë r rrymën.

Me cilën do rritje të çmimeve të energjisë Kosova  nuk mund ta përballojë rritjen me ketë pagë minimale prej 350 eurove. Tash kur po paralajmërohet një dimër i ashpër Qeveria dhe shteti duhet të jenë afër qytetarëve për  t’u ndihmuar ta përballojnë sa më lehtë situatën me të ftohtët”, ka thënë Gërxhaliu  duke shtuar:

“Kosova duhet ta ketë një plan strategjik zhvillimor të rrymës që do të jetë plan nacional i cili duhet të bazohet, ku dhe në çka duhet të bazohet  zhvillimi energjetik, kur ne jemi shteti me rezervat më të mëdha të burimeve për prodhimin energjetik në rajon, por jemi të varur nga importi i  rrymës. Në Ballkan mafia energjetike përfiton nga Kosova e cila ka resurse burimore  shumë të qëndrueshme  nga thëngjilli e të tjerat shtete mundohen të prodhojnë rrymë çoftë nga uji, era apo dielli dhe kësaj dukurie duhet t’i vije fundi në mënyrë që Kosova të mos shndërrohet në viktimë të “Mafia-s ballkanike”, ka thënë Safet Gërxhaliu , duke folur për paralajmërimet e shtrenjtimit të energjisë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews