Bajqinovci: Ka rrezik të përsëritet Banjska, rreth 800 ushtarë po presin vendimin që të hyjnë në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur se ka rrezik të përsëritet një sulm terrorist sikur ai i Banjskës.

Deputeti thotë se janë rreth 600 apo 800 ushtarë, me mbi 40 baza ushtarake që po stërviten dhe janë në pritje për një vendim për të hyrë në Kosovë.

“Unë mendoj se ka rrezik, dhe se ata 600 ushtarë, apo më shumë, profesionistë që po ushtrohen në Serbi, dhe kjo duhet të merret seriozisht. Nuk është rastësi që kanë ardhur zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët ia kanë tërhequr vërejtjen dhe Serbisë, nëse hynë e kanë fajin ata. Ata janë profesionistë, që po presin vendimin për të hyrë në Kosovë, për ta aneksuar veriun”, tha Bajqinovci.

Megjithëse, ai shton se Kosova për një sulm të tillë, është më se e përgatitur.

“Edhe kryeministri ka informacione se ka disa grupe që po ushtrohen për këtë çështje. Nëse janë 600 apo 800, janë numër i madh që mund të na krijojë probleme, megjithëse ne jemi të përgatitur, pasi dhe institucionet e Kosovës e kanë marr me seriozitet këtë kërcënim. Ata janë në Kupaunik, janë mbi 40 baza”, tha ai te DPT te Fidani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews