Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia e saj synon fitore në zgjedhjet e radhës dhe ka arsye reale të kenë pritje të tilla.
“Preferenca jonë është që qeverinë e ardhshme ta ndërtojmë me partitë që sot janë në opozitë”, tha Çitaku në Pressing.
Derisa deklaroi Çitaku, ka reaguar analisti Dibran Hoxha ku tha se PDK-ja do të mbetet në vendin e tretë në zgjedhje.
“Mundësia qysh është Vlorë? Përshtypja ime është që keni me dalë në vendin e tretë (në zgjedhje). Marrë shkas që keni shku të vetmit në darkë me Albin Kurtin, thojke Shefqet Krasniqi pak me jau bo me sy Lëvizja Vetëvendosje, ju i dorëzoni krejt”, i tha Hoxha – Çitakut.