Selmanaj – Sveçles: “Hajnat dhe hajnia” gjithmonë provohen të fshehen prapa temave nacionaliste!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se “nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj tha se “hajnat” po provojnë të fshehen prapa temave nacionaliste.

““Hajnat dhe hajnia” gjithmonë provohen të fshehen prapa temave nacionaliste! Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderave dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia”, ka shkruar ai.

Deputeti tha se duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.

“Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj, Nagip Krasnqit?! Hajnitë, nuk u’a amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.
Qeveria e shpresës u shëndrrua në makth për qytetarët!”, shtoi ai. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews