Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kurrë nuk do ta votojë një qeveri mes VV-së dhe subjektit të saj politik.
Musliu tha se nuk ka votë “për ata që e çojnë Kosovën mbrapa”
Ajo deklaroi se më 9 shkurt në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit me kryeministër, Bedri Hamzën.
“PDK-ja është sot çdokund, në çdo shtëpi shqiptare në Kosovë, është në çdo familje dhe më 9 shkurt, PDK do ta ketë drejtimin e shtetit me Bedri Hamzën. Nëse qytetari i Kosovës don mashtrim, gënjeshtër, hajni, korrupsion, keqpërdorim, nepozitëm, familjarizim, militantizëm le ta zgjedh Albin Kurtin.