Një përleshje fizike mes disa personave ndodhi mbrëmë në Prishtinë, në vendin e njohur si “Kafet e Rakisë”.
Sipas pamjeve të siguruara në media shihet se incidentit dyshohet t’i ketë paraprirë një konflikt verbal.
Derisa nuk dihet nëse nga kjo përleshje ka persona të lënduar apo të arrestuar.
Në lidhje me rastin TelegramNews ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.