Ambasadori britanik: Serbia të marrë masa që Radoiçiqi e të tjerët të sillen para drejtësisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë një apel për autoritetet serbe që të veprojnë ndaj autorëve të sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, të cilët kryesoheshin nga Milan Radoiçiq.

Hargreaves ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë këtij sulmi terrorist.

Në një postim në llogarinë e tij në “X”, ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe trimërinë e Policisë së Kosovës për veprimet e tyre që ndihmuan në rivendosjen e rendit atë ditë, si dhe për punën e prokurorëve që ngritën aktakuzë lidhur me rastin.

“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë. I bëj nder profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023 dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre duke ngritur aktakuzë. Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews