Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një deklarate të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili tha Prokuroria në Kosovë është e kapur nga opozita, shkruan Telegram News.
Haradinaj thotë se ky pushtet është “i çuditshëm” meqë si kusht të dialogut e ka vendosur ekstradimin e autorit të sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq, ndërsa deputetët e VV-së, shprehen se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur.