Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpërndarë një video nga pritja që i është bërë nga kadetët e ushtrisë amerikane në akademinë West Point.
“Jam këtu për t’ju falënderuar nga thellësia e zemrës për udhëheqjen tuaj, për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për përkushtimin tuaj ndaj paqes dhe sigurisë, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Falë përkushtimit të trupave amerikane dhe mbështetjes së SHBA-së, populli i Kosovës është më në fund i lirë, i pavarur dhe duke jetuar në demokraci”, ka theksuar Osmani para kadetëve amerikanë, të cilët e kanë përcjellur atë me duartrokitje dhe brohoritje ‘Kosova, Kosova’.