Ushtria izraelite ka thënë se vrau komandantin e lartë të Hezbollahut Ibrahim Aqil.
Reuters raportoi për herë të parë se Aqil ishte vrarë në një sulm në periferitë jugore të Beirut, transmeton Telegram News.
“IDF eliminoi Ibrahim Aqil, drejtuesin e sistemit të operacioneve të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcave Radwan dhe drejtuesin e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë,” tha ushtria në një deklaratë.
Ajo pretendoi se aeroplanët e luftës kishin kryer sulmimin në zonën e Bejrutit. /TelegramNews/