Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Gjakovë nën dyshimet se një i dyshuar ka kryer veprën penale të ‘detyrimit’.
Përmes komunikatës së lëshuar, Policia bën me dije se i dyshuari në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.
“Personi i dyshuar dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës”, thuhet në komunikatë.
Më tej, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe dëshmi të tjera.
“gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit”, njofton tutje Policia. /TelegramNews/