Fotot e telefonave inteligjentë të ardhshëm nga seria Galaxy S25 e Samsung janë shfaqur ditët e fundit.
Galaxy S25 duhet të jetë pak më i vogël se paraardhësi i tij me dimensione 146.9 x 70.4 x 7.2 në krahasim me dimensionet e paraardhësit të tij i cili arriti në 147 x 70.6 x 7.6 mm, transmeton Telegram News.
Ky model do të jetë mjaft i ngjashëm me modelin S24 në dizajn, por prapë do të ketë skajet më të vogla dhe unazat e kamerës në anën e pasme.
Faqet e sheshta do të mbahen, të paktën derisa Apple të vendosë të prezantojë një stil të ri për kornizën, pas së cilës secili prodhues smartphone me Android do të ndjekë të njëjtën rrugë.
Galaxy S25 do të mundësohet nga një procesor Exynos 2500 ose Snapdragon 8 Gen 4, të paktën kështu raportohet në media.
Dihet gjithashtu se procesori do të çiftëzohet me 12 GB RAM, por opsionet e memorjes së brendshme fillojnë me 128 GB si më parë. Kapaciteti i baterisë gjithashtu mbetet i pandryshuar në 4,000 mAh.
Prezantimi zyrtar i familjes së pajisjeve Galaxy S25 është planifikuar për më 13 janar. /TelegramNews/