Hamza takon ambasadorin e Finlandës, flasin për zhvillimet politike në vend

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës,  njëherit kryetar i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Hamza në Facebook bëri të ditur se përgjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, rritjen e bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Më tej, Hamza theksoi se sfidat deri tani Kosova i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve.

“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, shtoi ai./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews