PDK e LDK me akuza ndaj LVV-së, i përgjigjet Rrustemi: Rrustemi i VV-së: Hetimet parlamentare s’i kontribuojnë sundimit të ligjit

Dy partitë opozitare të Kuvendin të Kosovës, PDK e LDK, në prill të këtij viti kanë kërkuar formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për t’i hetuar kontratat njëburimore të nënshkruar nga Qeveria por kjo u pamundësua nga partia në pushtet.

Sipas deputeteve Blerta Deliu e Rrezarta Krasniqi, iniciativa u bojkotua e nga partia në pushtet – Vetëvendosje pasi njerëzit e saj janë të përfshirë në krim e korrupsion.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se hetimet parlamentare nuk i kontribuojnë sundimit të ligjit.

Sipas tij, opozita e ka devalvuar këtë çështje, duke kërkuar komisione hetimore edhe për lëndë që kanë qenë duke u trajtuar nga Prokuroria dhe gjykatat.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, tha se arsyeja e mosvotimit të këtij komisioni është sepse Qeveria Kurti është e përfshirë shumë afera korruptive.

Ajo thekson se tashmë janë ngritur aktakuzë për “njerëzit e Vetëvendosjes”, siç janë rasti i Nagip Krasniqi dhe i Martin Berishajt.

“Afera korruptive ka shumë sepse i kemi parë që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u janë ngritur aktakuzë, siç është Nagip Krasniqi, mirëpo aferat më e rëndë që është dhe ende na prezanton neve në arenën ndërkombëtare është ajo e Martin Berishaj, dhe e shumë e shumë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Komisioni nuk është përkrahë, por edhe të tjerat komisione hetimor të cilat janë përkrahë shumica nuk janë ardhur me bë kuorumin. Po nisem nga vetja si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisioni hetimor. Kemi kaluar gjashtë muaj dhe të premten e kemi një seancë dhe me kaq përfundon. Nuk kemi arritur me u votu as listën e personave që kanë pasur me ardhë me dëshmu para anëtarëve të Komisionit Hetimor. Këta janë vetë që po i ngecin punët e qeverisjes së tyre”, ka thënë Krasniqi.

Sipas deputetes së LDK-së, shumë anëtarë të partisë së kryeministrit Kurti janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

“Ato vetëm kanë dalë, shumica e anëtarëve të Vetëvendosjes se çka është bërë me ta. Kemi parë ambalazhuesit e ujit në Ministrinë e Infrastrukturës; keni parë me ekstazi që është zënë asamblisti i VV-së; Martin Berishaj; drejtori i ‘Ibër-Lepencit’ Faruk Mujka… ka shumë njerëz të VV-së që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Kurti pat thënë se në Burgun e Dobravës do ta rrisim edhe për disa kate, mirëpo tani po i dërgon njerëzit e vet e jo njerëzit e partive të tjera siç e ka paramenduar ai”, u shpreh ajo.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se për këtë komision ka kërkesa për qëllim llogaridhënien e kësaj qeverie dhe zbardhjen e rasteve.

“Presim që vazhdimisht ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë si partia më e madhe opozitare, kërkesat tona për formimin e Komisionit Hetimor, për llogaridhënie nga Qeveria. Janë bërë përpjekje që një vjet për miratimin e këtij komisioni, por pavarësisht kërkesës së përhershme të opozitës nuk kanë miratimin dhe mbështetjen e tyre ose ka ndodhur tjetra komisionet të cilat janë votuar nga mazhoranca por të cilat janë bojkotuar me mospjesëmarrjen e deputetëve shumicës parlamentare në këto takime të komisioneve. Natyrisht për llogaridhënie për rastet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe për rastin Dehari por edhe për çështjet e tjera shumë të përfolura në Institutin e Mjekësisë Ligjore për vjedhjen e mostrave dhe shumë çështje tjera, jo vetëm për të dhënë dritë mbi to, por për të sjellë mos përgjegjësisë dhe mos inkurajimin e Qeverisë për ta zbardhur rastin sepse siç e kemi parë rastet janë përdorur për kampanja zgjedhore e në fakt nuk ka asgjë që ne e shohim”, ka thënë Deliu.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se hetimet parlamentare nuk i kontribuojnë sundimit të ligjit.

“Ne kemi qenë të përkushtuar, por edhe të dhënat mbi pjesëmarrjen e deputetëve dëshmojnë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë pjesë në pjesën dërrmuese të këtyre mbledhjeve, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë munguar në këto mbledhje. Por duhet ta them një gjë në rrafshin pak politik në lidhje me komisionet hetimore, kjo opozitë e çoroditur në mungesë të alternativës së ideve politike programore, e ka devalvuar në mënyrë të jashtëzakonshme çështjen e komisioneve hetimore parlamentare. Hetimet parlamentare ose hetimi parlamentar nuk është një aktivitet i rëndësishëm që i kontribuon sundimit të ligjit ose mbrojtjes së interesit publik për një çështje të cilën ka interes të përgjithshëm dhe që natyrisht nuk janë përfshirë institucionet tjera siç është Prokuroria ose Gjykatat”, u shpreh Rrustemi. /EO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews