Dy fëmijë kanë dalë nga shtëpia e tyre në Fushë Kosovë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Në raportin e Policisë thuhet se rastin në Polici e kanë lajmëruar prindërit e tyre.
“Fushë Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport. /TelegramNews/