Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në një seancë të mbyllur, dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave. Gjithashtu, Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat e shkruara të 9 dëshmitarëve në këtë rast.